Në harmoni ose në kontrast.
Një ton pranë murit e bën derën më diskrete. Një ngjyrë e veçantë mund ta kthejë atë në një pikë karakteri.
RRETH DYER–ART
Dyer-Art sjell në qendër të vëmendjes një element që e përdorim çdo ditë: derën. Dyer filomuro, kasa alumini dhe dyer të tjera për ambiente ku çdo detaj ka vendin e vet.
QASJA JONË
Një derë nuk zgjidhet e shkëputur nga ambienti. Ngjyra e murit, dyshemeja, drita dhe drejtimi i hapjes ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
Prandaj biseda nis me atë që dëshironi të krijoni. Një foto, një ide ose një planimetri na ndihmon të flasim për zgjidhje më të përshtatshme për projektin tuaj.
Na tregoni idenë tuaj ↗NJË TËRËSI E MENDUAR MIRË
Dera, muri dhe dyshemeja lexohen së bashku. Për një ambient të harmonizuar, zgjedhja nis nga detajet që shihni çdo ditë.
Një ton pranë murit e bën derën më diskrete. Një ngjyrë e veçantë mund ta kthejë atë në një pikë karakteri.
Forma, ngjyra dhe ndjesia në përdorim duhet të lidhen me derën dhe me elementet e tjera të interierit.
Drejtimi i hapjes dhe vendosja e mobilieve kanë rëndësi po aq sa pamja. Mendoni fillimisht për lëvizjen në ambient.
04 / NGA IDEJA TE ZGJEDHJA
Një bisedë e qartë është fillimi i një zgjedhjeje të mirë. Na tregoni çfarë po kërkoni dhe cilat janë nevojat e hapësirës.
Dërgoni një foto, përmasat që keni dhe numrin e dyerve. Një referencë vizuale na ndihmon të kuptojmë stilin tuaj.
Flasim për modelin, kasën, ngjyrën dhe drejtimin e hapjes. Sqarojmë çfarë përshtatet me projektin tuaj.
Merrni ofertën dhe sqaroni afatin, matjet, transportin dhe montimin përpara se të vendosni.
LE TË FLASIM PËR PROJEKTIN